Analisti politik Visar Ymeri ka komentuar zhvillimet e fundit pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për t’i dhënë edhe 34 ditë afat kryeministrit Albin Kurti për zgjedhjen e presidentit.
Në emisionin “VV Show” të gazetari Vehbi Kajtazi, Ymeri tha se problemi kryesor nuk është mungesa e kohës, por mungesa e vullnetit politik.
“Problemi është që deri tash nuk ka vullnet, kjo të bën me mendu që ma përpara kemi me shku në zgjedhje,” deklaroi ai.
Sipas Ymerit, situata do të ishte më e favorshme nëse do të gjendej një zgjidhje politike, në vend se vendi të përballet me zgjedhje të reja.
“Me kanë bota mbarë, ma mirë u kanë me bo zgjidhje e mos me shku në zgjedhje,” u shpreh ai.
Ai shtoi se partitë politike kanë pasur kohë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje për presidentin, por sipas tij, problemi nuk ka qenë koha.
“Nuk është që nuk kemi pas kohë me arrit marrëveshjen për presidentin. Tash gjykata tha se duhet me ia dhanë edhe 34 ditë, por këtu nuk ka qenë mungesa e kohës, por mungesa e vullnetit politik për me zgjedh presidentin,” theksoi Ymeri.
Ymeri kritikoi edhe qasjen e Kurtit në këtë proces, duke thënë se më shumë është parë si kërkesë për nënshtrim të partive të tjera sesa si përpjekje për marrëveshje të mirëfilltë.
“Sipas tij, Kurti karshi këtij problemi ma shumë ka qenë kërkesë për nënshtrim të partive politike sesa marrëveshje përnjëmend. Partitë politike nuk votojnë për një çështje të caktuar pa pas edhe interes për vete,” përfundoi ai.



Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të