Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar heshtjen e institucioneve të Kosovës pas arrestimeve të fundit të lidhura me një grup ndërkombëtar të trafikut të drogës, në të cilin ka edhe persona të afërt me pushtetin, siç është rasti me Shemsi Bahtirin.
Sipas Ymerit, është e papranueshme që një ministër të reagojë me zë të lartë për çështje të parëndësishme publike, ndërkohë që hesht ndaj një skandali me përmasa ndërkombëtare.
“Një ministër që për një billbord në Mitrovicë i shkruan tri statuse, e për një grup të organizuar ndërkombëtar të drogës nuk flet”, deklaroi Ymeri në “VV Show”.
Ai paralajmëroi se kjo heshtje institucionale rrezikon reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, duke ngritur dyshime serioze mbi kredibilitetin e qeverisjes aktuale.
“Qeveria e Kosovës, ata që kanë qenë në detyrë, si ministri dhe kryeministri, duhet me dalë me deklaru për këtë punë. Nëse Kosova udhëhiqet nga një parti e cila brenda vetes mban trafikantë ndërkombëtarë droge, qysh kanë me na këqyr nga jashtë. Çfarë shteti iu dukemi na”, shtoi ai.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në