Xhevdet Pozhari, i ashtuquajtur analist, përkrahës i kahmotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, po kryen kah dy funksione përbrenda ditës: atë të këshilltarit të jashtëm në Ministrinë e Arben Vitisë dhe të njohësit të rrethanave politike.
Në paralajmërimin e debatit në ATV përgjatë së premtes, është parë i ftuar Pozhari në cilësinë e analistit politik.
Apologjeti i Lëvizjes Vetëvendosje për vite me radhë, është parë në terren bashkë me ministrin Vitia pas emërimit. Me të parin e Shëndetësisë, Pozhari u pa fillimisht në Ferizaj.
Pozhari, ani pse është strehuar në institucione, po vazhdon ta arsyetojë mbështetjen e tij. Dje, u përfshi në debatin ndërmjet Kurtit dhe opozitës, duke cituar një thënie të tij për “Zajednicën”.
“Albin Kurti – Opozitës: Asociacioni është Zajednica e Hashim Thaçit dhe e Isa Mustafës. Duhet të më falemnderoni që me mua si kryeministër nuk po zbatohet!”, shkroi në ‘Facebook’-un e tij ai dje. /Botapress.info/