Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një moment nga rutina e saj e stërvitjes, duke treguar përkushtimin ndaj formës fizike.
Në postimin e fundit, këngëtarja shfaqet duke kryer ushtrime në palestër, e veshur me veshje sportive dhe në një ambient modern fitnesi, ku duket e fokusuar dhe në formë shumë të mirë fizike.
Xhensila prej kohësh është shfaqur si një nga artistet shqiptare që i kushton rëndësi të veçantë aktivitetit fizik dhe mirëqenies.
Postime të tilla shpesh frymëzojnë fansat e saj të ndjekin një stil jetese më aktiv, ndërsa këngëtarja vazhdon të ndajë momente nga përditshmëria, përtej projekteve muzikore.




Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së