Një lëvizje e thjeshtë në Instagram ka ringjallur ‘tensionet’ mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Kosova”. Para disa ditësh, Gjesti, një nga konkurrentët e këtij sezoni të tretë, vendosi të bëjë “follow” Kader Kicajn, ish-banoren nga sezoni i dytë dhe kjo nuk kaloi pa u vërejtur.
Komentet nuk vonuan. Ishte Xheneta ajo që zgjodhi të reagojë në mënyrë ironike në një postim të fundit të Kaderit duke shkruar: “Pse kaq seksi? Unë jom xheloze”
Përgjigjja e Kaderit erdhi menjëherë dhe ishte miqësore: “Hahahahhahaha veç shok jemi ”
Por Xheneta nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me një koment tjetër të shkurtër por plot domethënie: “Le le”
Ky shkëmbim komentesh, që ndjek një “follow” të vetëm, ka ngritur pikëpyetje tek fansat se a po fshihet diçka më shumë mes Gjestit dhe Kaderit, apo thjesht po rikthehen tensionet e pazgjidhura me Xhenetën?
Një gjë është e sigurt – drama e BBVK nuk përfundon me përfundimin e sezonit. Ajo vazhdon edhe në rrjetet sociale.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një