Ambasada e Kosovës në Washington DC ka njoftuar se tashmë kryetarja e kryeqendrës së SHBA-së, Muriel Bowser, ka vendosur që ta shpall 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kososvës, si datë zyrtare në Washington DC, shkruan Express.
Në vendimin e saj, Bowser thotë se kjo është si rezultat i përparimit të madh që Kosova ka shënuar për mbrojtjen e ligjit, të drejtave të njeriut e forcimit të saj ndërkombëtar që nga viti 2008.
Ambasada e Kosovës atje e ka falendëruar përmes një reagimi në “X”.
“Faleminderit kryetarja Bowser që njohët zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Uashington, D.C.”, thuhet në reagimin e Ambasadës.
Vendimi i plotë:
DUKE PASUR PARASYSH se, që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës ka shënuar përparim të madh në promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e pozitës së saj ndërkombëtare; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara është unike dhe e qëndrueshme, e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta demokratike, partneritet afatgjatë dhe respekt të thellë të ndërsjellë; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se qytetarët shqiptaro-amerikanë japin kontribute të rëndësishme në pasurimin kulturor dhe qytetar të Uashingtonit, DC; dhe
DUKE PASUR PARASYSH se ne i bashkohemi komunitetit shqiptar dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në përkujtimin e 18-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës;
TANI, PRANDAJ, UNË, KRYETARJA E BASHKISË SË WASHINGTON, DC, shpall 17 shkurtin 2026 si “DITA E PAVARËSISË SË KOSOVËS” në Washington, DC.
Muriel Bowser



Të tjera
Lajme
Çka parasheh Projektligji për Shtetësinë, që e miratoi sot qeveria?
Në mbledhjen e sotme të qeverisë
Aktuale
Rezoluta e LDK për derivatet e naftës nuk hidhet në votim
Rezoluta e Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Aktuale
‘‘E lëshon një grusht miza edhe ik’’, Musliu ironizon me Kurtin: Dashta me falënderu frikacakun
Deputetja e Partisë Demokratike të