Lëvizja Vetëvendosje, parti në pushtet, ka bërë një postim përmes së cilit, kjo parti pretendon se ka këndellur Postën dhe Telekomin.
Sipas VV’së, kjo këndellje vjen pasi që, siç kanë thënë ata, ndalohet hajnia dhe keqpërdorimet.
Postimi i plotë:
Kur ndalohet hajnia dhe keqpërdorimet ndërmarrjet publike këndellën
Këtë e kemi thënë në programin tonë politik. Këtë po e shohim shumë shpejtë tash në ndërmarrjet tona publike, ku falë edhe punës së menaxhmenteve të reja ndërmarrjet po dalin nga humbja në fitim. Në këtë infografikë kemi rastin e Telekomit dhe Postës ku nga një minus i lartë kemi mbrri në një plus të vogël.
Telekomi në vitin 2019 ishte në -26.92 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +730 mijë euro.
Posta në vitin 2018 ishte në -2.44 milionë euro, kurse tash në tremujorin e parë të 2023 është në fitim +306 mijë euro. /Botapress.info/