Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një tjetër video përmes së cilës ka tentuar ta hedhë poshtë aferën me rezerva shtetërore duke u fokusuar vetëm te ideja që nga viti 2019, deri në vitin 2023, rezervat shtetërore janë rritur për 25 milionë euro.
Kurti e fton për vizitë në Kosovë kryeministrin e Bullgarisë Nikolai Denkov
Në këtë video thuhet se të gjitha zhvillimet që i ka sjellë Qeveria Kurti, nuk iu pëlqyen “humbësve dhe zhvatësve të këtij vendi”, duke iu referuar liderëve opozitarë – Memli Krasniqit, Lumir Abdixhikut, dhe Ramush Haradinajt.
Sipas LVV-së, këta të fundit po e përdorin Prokurorinë Speciale për të sulmuar pushtetin, për çka edhe ka shtyer Qeverinë Kurti që të nisë një fushatë kundër Prokurorisë.
“Hodhën në ajër ide imagjinare për afera gruri, afera vaji, afera martini, afera këso e aso, dhe kur panë që asgjë s’po ngjitet, dolën me audioinçizime të militantëve të tyre për të provuar baltosjen e njerëzve tanë nëpër institucione”, thuhet në video.
“Asnjë provë a dëshmi, por vetëm shpifje ndaj qeverisë që nuk po ua lagë fytin si qeverisjet e kaluara”.
Tutje, LVV u krenua edhe me 400 mijë vende aktive të punës, 40 mijë prej tyre që thonë se u hapën nga ky pushtet.