Lëvizja Vetëvendosje do t’i hyjë garës së qershorit në koalicion me parti të tjera më të vogla, përfshirë Guxo, Alternativa dhe Partinë Shqiptare Demokristiane.
Partia Guxo doli me njoftim për këtë koalicion, duke thënë se bashkimi i tyre s’është i përkohëshëm, por “qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi”.
“Sot u vulos vazhdimi i një rruge të përbashkët politike: Partia GUXO, Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane nënshkruan Marrëveshjen e Koalicionit, si angazhim i qartë përpara qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi”.
Guxo tha se po hyjnë në këtë marrëveshje “me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies. Lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë premtime, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve”.
“Ky koalicion përfaqëson stabilitet, drejtim dhe qartësi politike: një Republikë më të fortë brenda dhe më të sigurt jashtë, me orientim të palëkundur euroatlantik dhe me partneritete strategjike të konsoliduara. Partia GUXO qëndron në këtë bashkim me përgjegjësi të plotë, për të garantuar se politika nuk mbetet fjalë, por kthehet në veprim që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e