Një mashkull kosovar ka përfunduar në spital pasi është qëlluar me armë zjarri, derisa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij në Vushtrri.
Sipas raportit të policisë, viktima ka dëgjuar një të shtënë armë dhe menjëherë më pas ka ndier një goditje në zonën e gjurit. Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të zbuluar autorin dhe motivin e sulmit.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në oborr të shtëpisë, ka dëgjuar një të shtënë e me pas ka ndier një goditje mbi gju. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i