Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon me të dërguarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
“E ritheksova se Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, politikën e përgjegjshme dhe përmbushjen e marrëveshjeve të dakorduara, para së gjithash, formimin e Asociacionit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/11/1-91.jpg)