Para takimeve në Bruksel, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dalë me një video në Instagram. Në krah kishte Kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, të dy me veshje joformale. Vuçiq kishte veshur një bluzë të markës “Boss”.
“Serbia do të ecën përpara, pavarësisht se sa vështirë mund të jetë dhe ne do të arrijmë të luftojmë për këtë”, ka thënë në këtë video ai.
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/02/Screenshot_4-42.png)
![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2023/02/image-89.png)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Vuciqi do të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak.
Para këtij takimi, ndërmjetësit kanë thënë se aty do të takohet vetëm për propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti dhe Vuciq sot zyrtarisht do të deklarohen nëse e pranojnë këtë propozim, të cilin fuqitë perëndimore e konsiderojnë të përshtatshëm për dy shtetet.