Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se janë duke u përpjekur që të rregullojnë marrëdhëniet me Kosovë-Serbi.
Ai këtë e tha në një konferencë për media pas takimit që e pati me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
LEXO EDHE:
“Pështyjmë zi”, kushtet e rënda për minatorët e Trepçës: Punojmë pa doreza e helmeta
“Sigurisht që nuk ka dyshim që besojmë se normalizimi i marrëdhënieve mes nesh dhe Prishtinës është i një rëndësie thelbësore, që ne duhet të jetojmë pranë njëri-tjetrit dhe me njëri-tjetrin dhe të përpiqemi t’i bëjmë ato marrëdhënie shumë më të mira”, tha Vuçiq, shkruan B92.
Ndër tjera, Vuçiq ka thënë se vizita e sotme në Beograd e ministrit arab është e një rëndësie më të madhe për shkak të vazhdimësisë në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve.