Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është nisur për në Rashkë, për të zhvilluar takim urgjent me përfaqësuesit politik në Republikën e Kosovës.
Blic.rs raporton se ky takim është thirrur pas aksionit të Njësisë Speciale të Kosovës në veri të vendit.
Kujtojmë se kryeministri, Albin Kurti është deklaruar rreth aksionit të sotëm.
“Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri)”, ka thënë Kurti.
Sipas Kurtit, këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Ai thotë se janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova materiale.
“Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohen dhe do të luftohen. Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë”, ka thënë ai, percjell Botapress.info