Sot do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Mario Prelleshajt, 14-vjeçarit që vrau me thikë Martin Canin dhe plagosi rëndë shokun e tij gjatë një sherri.
Pritet që adoleshentit t’i caktohet masa e sigurisë, në orën 09:30.
Mario Prelleshaj ndodhet në një spital privat pas plagëve që mori gjatë sherrit ku mbeti i vdekur bashkëmoshatari.
Sipas informacioneve, masa pritet t’i komunikohet në spital.
“Ju njoftoj se seanca gjyqësore për vleftësimin dhe caktimin e masës së sigurimit ndaj të miturit në konflikt me ligjin M.P. do të zhvillohet me datë 22.11.2024, ora 09:30”, sipas njoftimit.
E gjithë Shqipëria u trondit të hënën pas ngjarjes tragjike, ku një 14-vjeçar u vra me thikë dhe një tjetër u plagos nga një bashkëmoshatar i tyre, shkruan Top Channel.
Katër plagë ka marrë edhe një tjetër i mitur, shok me viktimën, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Pas ngjarjes, në rrjetet sociale i mituri ka shpërndarë disa foto, teksa pozon “me krenari” pas krimit, i ulur në sediljen e pasme të një mjeti.
Në foto ai tregonte edhe dorën e gjakosur e të fashuar, pasi është lënduar gjatë sulmit.
Po ashtu kanë qarkulluar edhe foto të thikës me përmasa të mëdha, me të cilët dyshohet se ka kryer aktin e rëndë.



Të tjera
Lajme
Irani kërcënon objektet e Marinës Amerikane në Detin e Kuq
Ushtria iraniane ka paralajmëruar se objektet
Aktuale
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shtetit
Edward P. Joseph, ish-zyrtar amerikan dhe
Aktuale
Paga e 13-të do të ‘shkrihet’ nga çmimet e larta
Paga e 13-të, që do të