Një 30-vjeçar me inicialet A.B është arrestuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se arrestimi është bërë në Vushtrri, kurse personi ishte shpallur në kërkim kohë më parë, si i dyshuar për bashkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër.
I arrestuari, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Evlia Qelebia’. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur./Botapress.info/