Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme pranë Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka bërë publike një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët në lidhje me një rast të rëndë që ka ndodhur ditë më parë.
Sipas njoftimit zyrtar, Policia është në kërkim të personit të dyshuar Arber Havolli, i cili ndodhet në arrati.
Ai dyshohet për përfshirje në veprën penale “vrasje”, që ka ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës.
Autoritetet bëjnë thirrje për ndihmë nga qytetarët që posedojnë çfarëdo informacioni që mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit.



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i