Vrasja e efektivit gjatë operacionit policor, reagon Rama: Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shumëkërkuar.

Përmes një reagimi në X, Rama vlerësoi operacionin e forcave të rendit dhe shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të ndjerë. Më tej, kreu i qeverisë shprehu nderimet për efektivin e rënë në krye të detyrës.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër”, u shpreh Rama.

Kryeministri kërkoi gjithashtu ndëshkim maksimal për autorin e dyshuar dhe vlerësoi punën e Policisë së Shtetit.

Reagimi i Ramës

Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës dhe në mënyrë të përsëritur kishte arritur t’u ikte rrethimeve të forcave të rendit, ka humbur jetën një efektiv policie e është plagosur një i dytë, ndërkohë që pasi ka hapur  zjarr ndaj tyre u plagos dhe u kap edhe krimineli!

Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër🇦🇱

Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj

Të tjera