- Lidhja Demokratike e Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 28 dhjetor mori një kthesë të rëndë, duke rënë në 13.57 për qind. Sipas për qindjes, bilanci i bie të jetë minus pesë vende në Kuvendin e Kosovës, nëse krahasohen dy palë zgjedhjet parlamentare të mbajtura këtë vit, shkruan Periskopi.
Ardhja e Abdixhikut në krye të partisë në vitin 2021 nënkuptohej edhe një ekip të ri njerëzish më të besueshëm të tij në strukturat drejtuese të partisë – megjithatë kjo nuk u përkthye sic pritej.
Rënia e numrit të votuesve të LDK-së më 2021, rikthimi i një numri të tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe rënia e sërishme në zgjedhjet 28 dhjetorit, treguan se mjaft disa prej këtyre votuesve zgjodhën të votojnë parti tjera – ose edhe abstenuan.
Në mbrëmjen e 28 dhjetorit, pas shpalljes së rezultateve preliminare nga KQZ-ja, lideri i LDK-së pranoi mbi vete përgjegjësinë për rezultatin e ulët të partisë së tij në këto zgjedhje. Abdixhiku, paralajmëroi dhënien e dorëheqjes nga posti i kryetarit të partisë. Disa javë më vonë, u mabjt një mbledhjeje e Kryesisë së partisë në Prishtinë, ku u mor vendim që më 31 janar në ora 12:00 të mblidhet Kuvendi i partisë për të zgjedhur të liderin e ri.
Ndërsa, më 25 janar, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur kandidaturën e tij për të udhëhequr me LDK-në.
Hoti ka theksuar se synon një proces gjithëpërfshirës dhe transparent të ringritjes politike dhe organizative të partisë, në përputhje me Statutin e LDK-së, duke garantuar përfshirjen e çdo anëtari dhe strukture partiake në vendimmarrje.
Periskopi ka siguruar listën e plotë të delegatëve të LDK-së, të cilët më 31 janar do të jenë përballë një përgjegjësie, se a do të votojnë Abdixhikun sërish për kryetar, apo do t’ia besojnë mandatin Hotit.
LISTA:



















Të tjera
Aktuale
Netanyahu: Izraeli godet hekurudhat dhe urat e përdorura nga Irani
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi se
Lajme
Mediat iraniane raportojnë për një zinxhir njerëzish rreth termocentralit në Tabriz pas kërcënimeve të Trump
Një zinxhir njerëzish është formuar rreth
Lajme
Humolli nga zyra e OBSh-së në Kosovë: Bota po përgatitet për një pandemi të ardhshme
Drejtoresha e Zyrës së Organizatës Botërore