Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka folur rreth agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtator.
Ajo në një konferencë për media të mbajtur pas takimit me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, e dënoi fuqishëm sulmin ku u vra polici Afrim Bunjaku.
https://botapress.info/osmani-i-kerkon-von-der-leyen-heqjen-e-masave-jemi-angazhuar-per-de-eskalim-jemi-koordinuar-me-aleatet/
“Unë i shpreh ngushëlimet më të sinqerta familjes dhe miqve të policit të vrarë”, tha ajo.
Von der Leyen tha se autorët duhet të sillen para drejtësisë.
“Ky sulm është i papranueshëm dhe bie ndesh me vlerat evropiane”, tha e para e KE-së në konferencën për media pas takimit më presidenten Osmani./Botapress.info/