Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur “të papranueshëm” vendimin e Qeverisë për shpronësime të pronave të paluajtshme në komunën e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Von Cramon ka thënë se kur të vijë në Kosovë do të shkojë në veri të vendit për të biseduar me banorët lidhur me këtë gjë.
“Jemi ne dijeni për këtë dhe është absolutisht e papranueshme, ka një arsye pse kur të shkoj në Kosovë do shkoj edhe në veri që të flas me qytetarët dhe të hulumtoj më shumë për këtë dhe më pas të përball Qeverinë në Prishtinë me situatën”- u shpreh ajo.
Qeveria e Kosovës insiston në modelin kroat për Asociacionin
Ajo tutje tha se gjendja në veri të vendit është fragjile dhe nuk është në interesin e BE-së që të ketë më shumë tensione.
“Kjo është një prej shqetësimeve të mia kryesore për momentin sepse e shohim që stabiliteti në veri, nëse mund ta quajmë ashtu, është shumë fragjil. Nuk mund të jetë në interesin tonë që të ketë më shumë zjarr në këtë proces. Definitivisht do merremi më këtë”- shtoi tutje ajo.
Qeveria sot ka marrë vendim preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, në komunën e Leposaviqit dhe komunën e Zubin Potokut.