Kanë bërë bujë publikimi i fotove që vijnë nga Moska, ku Vladimir Putin ka startuar një fushatë politike me partinë e tij.
E kjo parti, që logon e ka me germat PD e që në çirilice janë germat RD, ka përdorur logon identike të partisë së Sali Berishës, i cili e riktheu sapo zaptoi selinë e PD-së pas zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Ky fakt ende nuk është komentuar nga mediat pranë Berishës, nëse do të cilësohet si një zhvillim i rëndësishëm politik që sjell në skenën botërore, partia e Sali Berishës.
Aq më shumë se bashkë me Putinin, të dy i bashkon lufta ndaj SHBA dhe qenia në listë të zezë të qeverisë amerikane. /Botapress.info/