Gazetari i Kanal 10, Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen e tij në debatin e së enjtes.
Ai thotë se gjatë debatit kishte probleme shëndetësore duke mohuar ato që siç thotë ” po përfliten nëpër rrjete sociale”.
“Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim”, shprehet ai.
Reagimi i tij i plotë:
Të nderuar miq, fillimisht më lejoni të kerkoj falje për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes.
Terapia që jam duke e marr në drejtimin e një sëmundjeje të lukthit, problem të cilin e kam për disa vite rresht dhe trajtimi i implanteve dentare ma kanë vështirësuar mënyrën e komunikimit. Kjo më ka shkaktuar dhimbje dhe lodhje njëkohësisht, kombinim që nuk do t’ia dëshiroja askujt.
Gjithçka tjetër që po përflitet nëpër rrjete sociale nuk është e vërtetë.
Edhe në një situatë të vështirësuar, jam përpjekur të mos e le emisionin pa e realizuar, siç kam bërë për 17 vjet rresht në TV, pa e humbur asnjë të vetëm, pavarësisht situatave të sëmundjeve apo vështirësive të ndryshme. Por, ja që në këtë rast doli një vlerësim jo i duhur.
Është njerëzore të gabohet dhe unë s’jam përjashtim.
Dua të nënvizoj respektin dhe peshën e madhe që Kosharja e ka për mua, fillimisht si një njeri i këtij vendi e pastaj edhe si gazetar. Kam realizuar dhjetëra emisione për Kosharen dhe jam shumë krenar për të gjitha ato.
Edhe një herë, shpreh keqardhje të thellë për këtë situatë të krijuar. E kuptoj kritiken dhe e vlerësoj mbështetjen tuaj. Nuk e mirëkuptoj stuhinë e llumit, por s’kam se si mos ta shoh që ajo ekziston, e drejtuar nga grupe te ndryshme ekstremistësh, grupe me motivacione politike, snajperistësh të rrjeteve sociale e dashakeqinjëve.
Insistoj se do të përpiqem maksimalisht të jem në krye të detyrës si autor i emisionit
Shihemi pas pak ne Politiko!



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në