Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxhiri ka folur pas raportimeve se kreu i VV-së, Albin Kurti i ka dërguar ftesë për takim kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për një takim të enjten me datë 11 prill.
Muhaxhiri deklaron se deri më tani nuk është i informuar për një ftesë të tillë.
”Nuk jam i informua” thotë ai.
Por, Muhaxhiri, thotë se nëse ka ardhur ndonjë ftesë, kryetari i LDK-së sipas tij, do i thërret në takim nënkryetarët dhe sekretarin e partisë për ta diskutuar këtë punë.
”Nëse ka ardhur far letre ai kryetari (Abdixhiku) tash i thirrë (mbledhjen, takimin) nënkrytarët dhe sekretarin, e diskuton këtë punë, por unë nuk e di që ka ardhë, por do të diskutojmë për këtë ftesë” tha ai për FrontOnline
I pyetur se cili është qëndrimi i tij për letrën e dërguar nga Kurti, Muhaxhiri tha se nuk mund të flas agjë, pa u diskutuar në parti.
”Nuk mundëm me fol asgjë, pa e diskutu me parti” tha ai.



Të tjera
Aktuale
Glauk Konjufca e quan “frizerkë” Vjosa Osmanin
Ministri i jashtëm në detyrë, Glauk
Aktuale
Kroacia dërgon 133 ushtarë në Kosovë për misionin e KFOR-it
Kroacia ka dërguar një kontingjent prej
Aktuale
Abdixhiku për debatet Kurti-Lushtaku: Ne s’dimë me bo asi pune!
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,