Pas largimit të bujshëm nga shtëpia e Big Brother, ku u eliminua në gjysmëfinale, Jozi ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke komentuar edhe incidentin me Gjestin, të cilin e goditi në fytyrë para se të largohej.
Në reagimin e tij, ai ka arsyetuar sjelljen, duke thënë se ishte rezultat i presionit dhe provokimeve të vazhdueshme nga banorët.
“U futa në ‘Big Brother’ dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time. Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejt, pa filtra dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim, ndjesë për këdo që mund të këtë përjetuar keq atë që ndodhi,” ka shkruar ai.
Ai shton se nuk ishte e lehtë të përballonte situatat brenda shtëpisë:
“Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë rrugëtimit tim kundrejt meje në shtëpi.”
Reagimi i tij vjen vetëm pak orë pas largimit nga spektakli, ku u përjashtua pas incidentit me Gjestin, që tronditi opinionin publik dhe rrjetet sociale.






Të tjera
Lajme
Zjarr i madh në Tetovë: Një viktimë, tjetri i djegur rëndë
Një zjarr i madh ka përfshirë
Aktuale
Lumir Abdixhiku thotë se do t’ia dorëzojë Kuvendit të LDK-së dorëheqjen
Pas mbledhjes disa orëshe, kreu i
Aktuale
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, çfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës