Pas zyrtarizimit të lidhjes mes Fifit dhe Adisit, mediat rozë komentojnë dhe kanë vënë re çdo gjë që ka të bëjë me çiftin më të ri të estradës.
Siç ishte përfolur edhe më herët Adisi ka qenë në një lidhje me modelen e njohur shqiptare Adrola Dushin,.
Nga fansat e tyre pritej edhe një reagim nga Adrola, por si e priti ajo këtë lidhje?
Duket se modelja e ka marrë me sportivitet.
Adrola është parë teksa ka pëlqyer videon e puthjeve dhe përkëdheljeve të çiftit, si një mesazh i fortë se është pro këtij raporti.