Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, teksa ka dënuar veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës, ka deklaruar se pushtimi rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë brenda 24 orëve.
Sipas BBC, ai e hapi fjalimin e tij duke i bërë jehonë deklaratave të SHBA-së se “pushtimi i Ukrainës në fakt ka filluar tashmë”.
LEXO EDHE:
Zhvillime dramatike në Ukrainë: Një ushtar i vrarë dhe 6 të plagosur nga bombardimet
“Rusia ishte në gatishmërinë maksimale për të përfunduar tani një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës, dhe kjo ka të ngjarë të ndodhë brenda 24 orëve të ardhshme. Madje tashmë ka raporte për bombardime dhe gjëra të asaj natyre që mund të tregojnë se ajo tashmë ka filluar”.
Ai shtoi se demokracitë liberale duhet të qëndrojnë së bashku për të kundërshtuar shtetet autoritare “që kërkojnë të kenë rrugën e tyre”.
Rusia të hënën njohur pavarësinë e Donetzkut dhe Luhanskut, dy territore të Ukrainës të kontrolluar nga separatistët pro-rusë./Botapress.info./