Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se pas një aksioni të suksesshëm nga bastisja e kryer në fshatin Prugoc të komunës së Prishtinës, në shtëpinë me qira të një të dyshuari është identifikuar një laborator i improvizuar për prodhimin e substancave narkotike dhe janë gjetur e sekuestruar 179 bimë narkotike të gjatësive të ndryshme të llojit kanabis.
Po ashtu, sasi e dyshuar narkotike ishte konfiskuar edhe dje në Grashticë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka publikaur pamje nga këto dy aksione.
Ai ka paralajmëruar se edhe gjatë ditës së nesërme pritet të zhvillohet një aksion i tillë kundër bimëve narkotike.