Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:00, do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso, e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në orën 18:00.
Shitja e biletave bëhet në mënyrë fizike në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).
Përkundër se të premtën FFK njoftoi se të hënën më 21 mars biletat do të dalin në shitje online prej orës 16:00 një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
FFK ka dalë me njoftim, duke u arsyetuar me shkaqe teknike dhe ka bërë të ditur se biletat do të shiten në dyqanet e transmetuesit të Superligës dhe atë në Prishtinë.