Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të asfaltohet rruga ‘Muharrem Fejza’.
Tutje nga Komuna e Prishtinës është bërë apel tek qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë t’i largojnë, transmeton lajmi.net.
“Nesër me datë 12.10. 2021 si dhe pasnesër me datë 13.10.2021, do të asfaltohet rruga “Muharrem Fejza”, prandaj bëjmë apel për qytetarët që të mos parkojnë veturat, ose ata që kanë të parkuar veturat në atë rrugë të i largojnë. Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët për këtë kërkesë. Ju lusim të publikoni si njoftim për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Duhet përkujtuar që banorët e kësaj ane tash e disa muaj po përballen me probelme të shumta të cilat janë shfaqur si pasojë e mos-asfaltimit me kohë, percjell Botapress.info