Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, thotë se Pheniani do të hakmerret me sulme bërthamore nëse Koreja e Jugut do të nisë një sulm parandalues.
Kim Yo-Jong, zyrtare e lartë, ka lëshuar dy deklarata duke iu përgjigjur vërejtjeve të zyrtarëve të Koresë së Jugut, shkruan BBC.
Pas akuzave për gjenocid, a do të pranojë Zelensky të takohet me Putinin?
Ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Suh Wook, kishte thënë se Jugu ishte në gjendje të godiste pikat e lëshimit të raketave të Veriut – duke shkaktuar reagime të furishme.
Koreja e Veriut ka testuar disa raketa këtë vit, duke rritur tensionet.
Të martën, Kim Yo-Jung lëshoi një deklaratë të dytë në median shtetërore duke thënë se çdo agresion i Koresë së Jugut do të garantonte një përgjigje bërthamore “të pashmangshme” nga Koreja e Veriut.
“Në rast se Koreja e Jugut zgjedh një konfrontim ushtarak me ne, forca jonë luftarake bërthamore do të duhet të kryejë në mënyrë të pashmangshme detyrën e saj”, tha ajo, sipas raporteve të medias shtetërore.
Kim kishte lëshuar tashmë një deklaratë të dielën duke sulmuar drejtpërdrejt ministrin Suh, të cilin ajo e quajti “një djalë i ngjashëm me llum”.
Kim tha se Koreja e Veriut nuk dëshiron luftë dhe nuk do të qëllojë e para, por do të përgjigjet nëse sulmohet.