Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë duke diskutuar në lidhje me udhëtimin e presidentit amerikan, Joe Biden në Evropë.
Sipas disa burimeve të CNN, ky udhëtim është paraparë të ndodhë shpejtë në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus të Ukrainës.Udhëtimi pritet të vijë pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris si dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Asnjë udhëtim nuk është finalizuar saktësisht apo shpallur deri tani.Ndryshe tash e 19 ditë Rusia është duke vazhduar agresionin ndaj Ukrainës./Botapress.info/