Ish-anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë “Guxo”, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se për një kohë të pacaktuar do të pezullojë aktivitetin e tij politik brenda kësaj partie.
Përmes një reagimi publik, ai bëri të ditur se vendimi vjen pasi kishte dalë hapur në mbështetje të Vjosa Osmani për presidente, si dhe për shkak të disa rrethanave që, sipas tij, janë krijuar në raport me udhëheqjen e partisë.
Hajdaj theksoi se nuk dëshiron të komentojë publikisht këto rrethana, por njoftoi se përkohësisht po e ndërpret angazhimin e tij si anëtar i kryesisë qendrore dhe si koordinator i partisë jashtë Kosovës.
Ai shtoi se do t’i ruajë kujtimet e mira nga rrugëtimi politik që nga dalja në skenë e listës “Vjosa”, duke vlerësuar bashkëpunimin me njerëz që, sipas tij, e duan popullin dhe shtetin e Kosovës.
“Pa marrë parasysh se çfarë të papritura mund të krijojë jeta politike, një gjë mbetet e sigurt: Kosova mbetet mbi të gjithë ne”, ka theksuar Hajdaj në reagimin e tij./ Zëri
Shkrimi i plotë:
Të dashur miq
Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për Presidente, dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që m’u janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë Guxo, që nuk dua t’i komentoj këtu, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë
Guxo, si anëtarë i kryesisë qendrore dhe si koordinator i saj jashtë Kosove.
Sigurisht, unë do i mbaj dhe ruaj kujtimet me të mira të atij rrugëtimi politik, sepse përgjatë krejt asaj periudhe kohore, prej daljes në skenë politike të Listës ‘Vjosa’ kam hasur dhe bashkëpunuar pastër dhe ndërgjegjshëm me shumë njerëz të mirë, patriot dhe patriote, që e donë popullin dhe shtetin tonë sovran, Republikën e Kosovës.
Fatkeqësisht, siç e kam thënë edhe ma parë, politika është sa atraktive dhe arti i së mundurës, ajo nganjëherë dinë të jetë edhe mizore.
Pa marrë parasysh, se çfarë të pa pritura mund të na krijojë jeta politike, një gjë mbetët e sigurtë:
Kosova mbetet mbi të gjithë ne, dhe ajo është gjaku dhe sakrifica e shumë dëshmorëve dhe heronjve tanë të rënë për liri, pavarësi dhe demokraci që si falet askujt.



Të tjera
Aktuale
Syla: Bashkimi LDK-GUXO mund ta ndryshojë lojën politike, por duhet lidership për ta finalizuar
Një bashkim i mundshëm ndërmjet Lidhja
Aktuale
AKB: Nafta mbi 100 dollarë për fuçi – alarm për ekonominë e Kosovës
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shpreh
Aktuale
Vjen dorëheqja e radhës nga “Guxo”, pas Haxhi Avdylit
Ish-anëtari i Kryesisë Qendrore të partisë