Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar humbje dhe pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur sot ën orët e mëngjesit, në një lokal në fshatin Dardani të Ferizajt.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se lokali “Termo Lumi” ka qenë cak i hajnave, ku dyshohet se u vodhën mallra të ndryshme, që kapin vlerën e rreth 10 mijë eurove.
Ngjarja ka ndodhur në pikë të mëngjesit, ashtu që hajnat kanë depërtuar brenda me forcë, duke thyer derën e lokalit, prej ku morën mallin dhe u zhdukën për pak minuta.
Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që viktima ka përshkruar në detaje se si e gjeti lokalin kur e hapi sot.
Gazeta mëson se me urdhër të Prokurorit, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve, si dhe inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”.