Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se hajnat kanë vjedhur e demoluar zyret e tyre në Kamenicë. Në lidhje me këtë BIK-u njoftimin e bëri përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë njofton se sot rreth orës 9.00 janë gjetur të thyera dhe të demoluara zyrat e Këshillit të BI-së.
Me këtë rast dyshohet për vjedhje dhe demolim të rëndë i të mirave materiale që gjendeshin në objektin e administratës së KBI-së në Kamenicë”, thuhet në njoftim./Botapress.info/