Aeroplani i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ateruar në Riad, në ndalesën e parë të udhëtimit të tij në tre vende.
Vendimi i përsëritur i Trump për të vizituar Arabinë Saudite në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si president është një njohje e madhe e ndikimit diplomatik të vendit, thotë korrespondenti i Al Jazeera-s, Hashem Ahelbarra.
Trump zgjodhi mbretërinë si destinacionin e tij të parë të huaj edhe në vitin 2017.
Trump do ta hapë vizitën e tij duke u takuar me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, përpara se të marrë pjesë në një samit biznesi dhe takime me udhëheqës të tjerë të Gjirit.
Trump do të kalojë sot dhe një pjesë të ditës së nesërme në kryeqytetin Riad, përpara se të niset për të takuar aleatë të tjerë kryesorë në Gjirin Persik – Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.



Të tjera
Lajme
Musliu-Shoshi: Mbyllja e VITA-s është goditje ndaj fermerit, punëtorit dhe prodhimit vendor
Gjatë ditës së sotme me vendim
Aktuale
Vendimi final për ish krerët e UÇK-së në shtator, çka ndikoi që shpallja e aktgjykimit të shtyhet?
29 mijë e 238 faqe është
Lajme
Mbyllet qumështorja “Vita”, kompania merr vendimin pas inspektimeve
Qumështorja “Vita” është mbyllur pas një