Nuk ka dyshim më për ribashkimin e Vivien dhe Getinjo.
Ditë më parë ata u kapën bashkë në Ferizaj, vendlindjen e reperit dhe që nga atëherë fansat kanë qenë të vëmendshëm në çdo lëvizje të tyre.
E në TikTok po qarkullon një tjetër video.
Vivi është parë në Ferizaj duke bërë “pazarin” e ditës me vjehrrën e saj, për të cilën kishte folur në superlativ pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.
Kujtojmë se deri tash, për ribashkimin s’kanë folur as Geti e as Vivi publikisht duke zgjedhur që këtë periudhë ta kalojnë në rehatinë e tyre, pa fokusin e mediave.