Gratë dhe vajzat duhet të tregojnë kujdes për ushqyesit e nevojshëm në çdo fazë të jetës së tyre.
Nevojat për vitamina dhe minerale varen pikërisht nga këto faza të ndryshme të jetës.
Këto nevoja për vitamina dhe minerale fillojnë që në rini e gjatë gjithë jetës, pra para dhe pas menopauzës.
Në këtë artikull do të mësoni për suplementët më të rëndësishëm që çdo grua dhe vajzë duhet të marrë çdo ditë për një funksion më të mirë të organizmit.
Acidi Folik
Acidi folik është thelbësor për shëndetin e një gruaje.
Kjo vitaminë e kompleksit B ndihmon në formimin e qelizave të reja, gjë që kërkon një ritëm më të shpejtë gjatë shtatzanisë.
Acidi folik shmang defektet e fetusit dhe është i domosdoshëm për rritjen dhe zhvillimin e tij.
Një grua ka nevojë për 400 mikrogramë acid folik në ditë.
Gratë shtatzënë kanë nevojë për deri në 600 mikrogramë acid folik në ditë.
Vitamina D
Me kalimin e moshës, gruaja përballet me ndryshime hormonale, por edhe një shëndet më të dobët të kockave.
Gratë janë më të rrezikuara nga osteoporoza dhe frakturat. Për pasojë ato kanë nevojë për vitaminë D e cila ndihmon në përthithjen e kalçiumit.
Doza ditore e rekomanduar e vitaminës D është 600 njësi në ditë ose 15 mikrogramë.
Vitamina C
Vitamina C ndihmon në përthithjen e kolagjenit që e mban lëkurën të shëndetshme dhe elastike.
Vitamina C lufton radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin e lëkurës dhe qelizate këqija në të gjithë trupin.
Një grua ose një vajzë kanë nevojë për 75 miligramë vitaminë C në ditë.
Gjatë shtatzanisë, sasia e kësaj vitamine rritet në 85 miligramë ndërsa për nënat lehonë nevojiten deri në 120 miligramë në ditë.
Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.
Vitamina B12
Kjo vitaminë duhet marrë çdo ditë.
Ajo gjallëron metabolizmin, mbron qelizat e trurit, krijon hormone dhe rruaza të kuqe të gjakut.
Kjo vitaminë gjendet tek burime shtazore.
Një grua ka nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë, ndërsa ajo shtatzënë ka nevojë për 2.6 mikrogramë vitaminë në ditë.



Të tjera
Aktuale
Në Prizren, një grua gjendet pa shenja jete
Policia e Kosovës ka njoftuar se
Aktuale
Paralajmërojnë ekspertët: Çmimet e rrymës e ushqimeve jashtë kontrollit, qeveria pa masa
Sipas të dhënave të publikuara nga
Aktuale
Aksident i rëndë trafiku në Veternik
Një aksident i rëndë trafiku ka