Analisti dhe ish-bashkëpartiaku i Albin Kurtit, Visar Ymeri, ka folur mbi rezultatet e zgjedhjeve të së dielës, duke theksuar se ndryshimi i madh në numrin e votave krahasuar me vitin 2021, ka ndodhur te Lëvizja Vetëvendosje.
“Ndryshimi i madh i numrit të votave krahasuar më vitin 2021 është te VV-ja e cila, sipas rezultateve të deritashme, ka një rënie prej 10 pikë të përqindjes. Kjo është rënie e pritshme”, tha Ymeri.
Sipas Ymerit, kjo rënie ishte e pritshme, por përputhet me një shpërputhje të madhe me synimet e VV-së për të rritur votat.
Ai përmendi dy partitë opozitare për rritje të votave gjatë këtyre zgjedhjeve.
“Ka një shpërputhje me synimet e partisë për ta rritur votën dhe rezultatit që e tkurr atë. PDK dhe LDK kanë një rritje domethënëse, jo sipas pritjeve që këto parti kishin e të cilat i kishin ndërtuar edhe te publiku”, deklaroi ai.
Ai e kritikoi VV-në për arrogancën që ka ndikuar negativisht në rezultatin e saj.
“Metoda racionale e programatike e fushatës që është bartë nga LDK-PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve. Arroganca e vullgariteti i VV-së ka marrë një goditje të rëndë”, shprehet Ymeri.
Se më cilën parti do të bëjë koalicion VV-ja, Ymeri potencon që është e vështirë të qartësohet.
“Kjo mbetet e paqartë pasi që deklarimet e deritashme të përfaqësuesve të VV nuk e qartësojnë fare pozicionin politik që do ta ndjek kjo parti”, thotë ai./Frontonline