Bashkësia Fetare Islame e Shaqir Fetait po gufon nga këta “izma” të cilët shpiejnë, pa
dyshim, në defaktorizim dhe në shkatërrim të Institucionit shekullor – BFI-së. Bartës të
këtyre emërtimeve janë idiotët, diletantët, amatorët, ata që zhgënjejnë e që në këtë
Institucion janë me bollëk, aq sa do të duhej një tërplotë gjigante për t’i hedhur në pleh
Përfundimisht, ata që i ndjekin “aktivitetet” dhe kahet e zhvillimeve të BFI-së, tashmë e kanë të
qartë se, Shaqir Fetai, jo që është naiv, jo që është amator, jo që është totalisht dibidus, por, mbi
të gjitha, ai e ka mision degradimin e BFI-së deri në arenë të sjelljeve idiotike pas çka,
detyrimisht, duhet ose një kurim thelbësor ose një dry epik në dyert e këtij Institucioni shekullor.
Izolimin total Shaqir Fetai “e then” duke i “vizituar” organet e Rijasetit?!
Kiç-instalacioni i pushtetit që mezi po rri ulur në shkamb të kalbur, Shaqir Fetai, për të dëshmuar
se është në lëvizje, se nuk është tërësisht i izoluar, endet nëpër organet e BFI-së duke i titulluar
këto endje si “vizita”! A ka më turp se “reisi” t’i vizitojë organet nën drejtimin e të cilit janë që të
gjitha?! Shaqir Fetai, është shumë i vetëdishëm se, në atë Organizëm të trungut të myslimanëve
të Maqedonisë së Veriut, është si trup i huaj, i refuzueshëm, i papranushëm për organizmin, i cili,
duke ikur nga “antitrupat”, shumë shpejt do të nxirret përmes urinimit! Jashtëqitjes i shmanget
përmes këtyre lëvizjeve, si p… n’tirqi, duke i shitur si “vizita”! Në Medrese nuk shkon reisi për ta
vizituar këtë organ, porse, aty patjetër që duhet të ketë 10-15 takime në vit, takime pune, me të
gjithë të punësuarit e institucionit arsimor, me nxënës e me personelin teknik!
Pse ta “vizitojë” Medresenë Shaqir Fetai në prag të fillimit të vitit shkollor, kur është dashur të
ketë takim pune, të prezantojë strategji, apo të kërkojë nga drejtori strategji se si do të tejkalohet
situata aktuale disfavorizuese e Medresesë; t’i jepet shpresë nxënësve të Medesesë se si sivjet do
të akreditohet kjo vatër arsimore dhe se si sivjt, në tetor, të gjithë medresantët e interesuar mund
të regjistrohen në cilindo fakultet shtetëror. Në Medrese shkohet edhe si në zyre ku duhet të
planifikohet një reformë thelbësore, ndryshime rrënjësore kadrovik, të prezantohet programi dhe
mënyra e implementimit të tij me synim rritjen e cilësisë mësimore dhe të kapaciteteve teologjike
për të nxjerrur kuadro të denja në krye të proceseve reformuese të përditshmërisë sonë fetare.
Nuk ka se çka i shkon reisi drejtorit të medresesë në zyre për t’u informuar në hollsi me punët e
kësaj vatre mësimore! Kjo vatër nuk është shkollë private e Shaqir Fetait dhe, drejtori nuk është
punëtor privat i tij! Drejtori thirret në Rijaset dhe publikisht raporton mbi punët dhe problemet e
Medresesë dhe jo sy më sy me Shaqir Fetain, i cili, më terpër e shantazhon me ndërrim se sa që i
intereson Medersja. Ndërsa këtij shantazhi për largim nga posti drejtues, drejtori aktual i
përgjigjet me kërcënim se “pa arritur gjaku deri në gjunj” nuk ka lënie të postit! Ja pra, deri në
ç’nivel ka degraduar ky institucion arsimor i BFI-së – deri në vend ku mund të plasë në çdo
sekond krimi! Shantazhi ngulfatet me përgjigje ekstremise! Si përfundim, mos ta ngacmojnë
njëri-tjetrin dhe, që të dy të rrinë në punë të veta, edhe pse i kanë berbat!
Hipoktitët organizojnë “panel shkencor” për ditëlindjen e Pejgamberit a.s.
Nën patronazhin (!!!) e kiç-instalacionit të pushtetit të LSDM-BDI-së në krye të BFI-së, Shaqir
Fetait, qenka organizuar një “panel shkencor” me rastin e Ditës së Lidnjes së Pejgamberit tonë,
Muhamedit a.s. A ka më ironi se kjo! A ka më ofendim se kjo – një “institucion” i kapur nga
imoralët, nga hajnat, nga tradhëtarët, komplotistët e pisat, organizon “panel shkencor” për Vulën
e Pejgamberisë? Dhe, këta horra, mundohen t’i shesin “shkencë” njëri-tjetrit. Rijaseti organizon
për anëtarët e Rijasetit “panel shkencor”?! Njëri-tjetrit i shesin “”ilëm”! Po a nuk guxuan që t’i
mbledhin hoxhallarët, të paktën secila myftini nga nja 10-15 hoxhallarë dhe të mbanin një orë
akademike më të dinjitetshme për një Institucion që është bartëse dhe zhvilluese e jetës fetare
islame në vend! Apo, i ikën këtij tubimi nga frika se nuk do t’i shkonte askush, kështu që, të
tubohen axhuzet dhe të diskutojnë në mes vete! Natyrisht, më i menquri prej tyre do të
prezantohej më injoranti i të gjitha kohërave – Shaqir Fetai! Po a i ka hije këtij të flasë për
Pejgamberin! A i ka hije këtij të na tregojë për praktikat e Pejgamberit! A i ka hije Shaqir Fetait
të diskutojë mbi këtë Personalitet të papërsëritshëm në tërë historinë e njerëzimit, ndërkohë që,
vetë ai, veprimet e tij, fryma e tij, intrigat e tij, truri i tij, tërësisht janë në kundërshtim me
porositë esenciale të Pejgmaberit për njeriun e mirë! Njeriu i keq si Shaqir Fetai, komplotisti,
tradhëtari, instrumenti politik, përkrahësi i imoralitetit, mynafiku, shpirtkatrani, fytyrëziu, i
rrethuar me honxho-bonxhot e vet, nuk guxon as ta zë ngojë emrin e Pejgamberit a.s. Sepse, e ka
haram! “Shkenca” e Shaqir Fetait bazohet në haram, “ilmi” i Shaqir Fetait bazohet në
diletantizëm, në idiotizëm, në cinizëm, në intriga që do t’ia kishte lakmi edhe vetë shejtani!
Vetëm shejtanit do t’i shkonte të mendo një “panel shkencor” sa për të diskutuar me “ushtarët” e
vet!
Çka i tha ambasadori i Egjiptit Shaqir Fetait
Shaqir Fetain e paska vizituar edhe ambasadori i Egjiptit në Sofje, i cili e mbulon edhe Shkupin!
Kjo vizitë qenka realizuar ekskluzivisht sa për t’i thënë Shaqir Fetait se “e vlerëson lartë punën
dhe funksionimin e BFI nën udhëheqjen e H. Hfz. Shaqir ef. Fetait si dhe i dëshiroi shëndet e
shumë suksese në realizimin e aspiratave në të ardhme të këtij institucioni fetar islam në RMV”!
Kurse Shaqir Fetai i paska folur ambasadorit për Medresenë Isa Beu!!!
Ndjekësit e protokolit të këtyre vizitave, pra, të ambasadorit egjiptian në BFI, e dinë fare mirë se,
vizitat e tilla, gjithnjë kanë rezultuar me nënshkrim të marrëveshjeve në mes të përfaqësuesve të
shtetit egjiptas, ambasadorëve, me reisin e BFI-së (H. Sulejman ef. Rexhpin), marrëveshje këto
që kanë paraparë kuotë të caktuar për studentët shqiptarë për në Universitetin e El-Az’harit si
dhe bursa e lehtësime të ndryshme! Ndërsa, për herë të parë kjo vizitë bëhet sa për t’u njohtuar
ambasadori me punët e Medresesë!!! Veç kësaj, në fund të takimit qenkan marrur vesh për një
“bashkëpunim të ndërsjellët dhe çështje të ndryshme që tangojnë palët”!
Epo, cila është ajo çështje që e tangon palën egjiptase dhe BFI-në? Natyrisht, ambasadori
egjiptas, sipas informatave burimore që dalin nga brenda BFI-së, është interesuar ekskluzivisht
për kapacitetet e Rijasetit, konkretisht të Shaqir Fetait, për t’u përballur dhe për t’i eliminuar
elementët recidivë të “Vëllazërisë Myslimane” që në BFI, sipas informatave të palës egjiptase,
qenkan me bollëk!
Lukunia e përjargur nën petkun fetar
Në Tiranë qenka organizuar një konferencë nën moton që mund të kuptohet vetëm nga
organizatori dhe me temë që mund të zbërthehet, po ashtu, vetëm nga organizatori (ose,
përkthimi është idiotik sa, tërë konferencën e bën alogjike), në të cilën paska marrur pjesë edhe
përfaqësuesi i BFI-së, “drejtori i sektorit për marëdhënie me jashtë dhe me organet e
brendshme”, Mustafa Dauti!
Natyrisht, kjo pjesëmarrje hedh hije mi të gjithë të pranishmit në këtë konferencë, e njollos tërë
organizmin, e bën të pakuptimtë dhe të kotë. Sepse, ky farë përfaqësuesi, Mustafa Dauti, është
njeriu më kantravers i BFI-së, hajn e antihuman, pronar i sërësh pronave të paligjshme, njeri
imoral për të cilin janë shkruar qindra artikuj duke e lakuriqësuar deri në palcë, person me
përgatitje akademike të falsifikuar e të blerë! Ky të flasë për ekstremizmin fetar? Ky që nuk ka
lënë asnjë qark ekstremist pa bashkëpunuar vetëm e vetëm që të arrij deri te një pasuri
marramendëse, krejtësisht të paligjshme!
Ky paska folur për “rolin dhe kontributin e BFI ne ruajtjen tolerances, mirkuptimin, dialogun
nderfetar dhe nderetnik, masat e nderrmara per parandalimin e radikalizmit dhe extremizmit te
dhunshem por gjithashtu paraqiti edhe sfidat me te cilat perballet BFI”?!
Të gjithë faktorët relevantë e dinë që roli i BFI-së si dhe kontributi i saj si Institucion në ruajtjen
e tolerancës dialogut ndërfetar dhe ndëretnik është zero! Zero! Roli dhe kontributi në BFI ka
qenë individual dhe, dihet se kush e ka kryer këtë rol dhe kush ka dhënë kontribut në këtë
drejtim! BFI-ja është nocion shumë i gjërë, apo, siç do të thoshte Shaqir Fetai “BFI qonka diçka
shuuumë e mothe”!
BFI-ja kurrë nuk ka ndërmarrë kurrfarë mase në këtë aspekt! Apo, mbase këta të BFI-së “masë”
e konsiderojnë “tribunën” me tre katër hoxhallarë të Ohrit e të Strugës të cilëve u kanë
“ligjëruar” do “ekspertë pordhacë” kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar!
Të gjitha veprimet ekstremiste, të gjitha përgatitjet e individëve si dhe grupeve ekstremiste që
janë munduar në emër të fesë të zhvillojnë vepra terroriste dhe kundër bashkëjetesës ndërfetare,
kanë qenë të survejaur nga faktorë relevantë në vendin tonë dhe, në prag të veprimeve i janë
dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme! Nëse edhe njerëz të BFI-së kanë gisht në këto
dorëzime “spiuneske”, atëher, dakord, mund të konstatohet se edhe BFI ka kontriibut në thyerjen
e këtyre përpjekjeve antihumane, antifetare dhe kundër mirëqenies e paqës së përgjithshme!
Po, BFI-së i është bërë “hejdie” një projekt (STOP RadTerr) që është lavdëruar deri në instancat
më të larta të BE-së, dhe që, kurrë, nuk është realizuar asnjë shkronjë e shkruar në atë projekt,
ndërsa, “bartësi” i saj, ky farë përgjegjësi i BFI-së për marëdheniet me “organet e brendshme”,
është shkoqur duke zhvatur lekë të donuar për realizimin e këtij projekti që, më vonë, do të bëhet
model për vendet e Ballkant dhe më gjërë, të cilët do të thithin fonde milioneshë për
parandalimin dhe eliminimin e çdo përpjekje për të shkaktuar destabilizime në emër të feve.
Ky farë M. D. paska folur edhe për sfidat me të cilat po u përballka BFI-ja? Të gjitha sfidat që si
shqiponjë i rrinë pezull aktualisht BFI-së mbi krye janë vetëm ato që e stopojnë dhe e
lakuriqësojnë lukuninë e ujqve të BFI-së! BFI-ja, aktualisht, në rrafshin konkret, ka probleme
vetëm me rrymat, me ekstremizmat me konceptet idiotike, me synimet e djallëzuara të
“srukturave” të instaluara dhe tashmë të etabluara brenda këtij Institucioni. Kjo po që është sfidë
aktuale e BFI-së, e cila, shumë shpejt mund të shpërthejë dhe – t’i zhgënjejë e t’i paraqesë lolo të
gjitha “konferencat” që i sigurojnë një karrige njeriut më kontravers të BFI-së për të dëgjuar
“plane e projekte” si të luftohen dukuritë antihumane që pezullojnë në emër të fesë dhe, pastaj,
një Zot e di se kujt mund t’ia “shesë”!
Lavdi i Shaqir Fetait është thikë pas shpine
Nuk ka veprim publik i Shaqir Fetait e që nuk është përplot me idiotizma! Abdalli mendon se
ashtu duhet, vendimet, apo dekretet t’i organizojë të jenë publike dhe, të përbëjnë “lajm më
vete”! Ia paska dorëzuar vendimin Shaban Sulejmanit! Cilin vendim? Çfarë vendimi? Për çka ai
vendim? Këtë e di vetëm Shaqir Fetai dhe Dekani i FSHI-së Shaban Sulejmani! Paska folur edhe
shumë fjalë miradie për të! Por, asnjë fjalë nuk ia paska thënë se prej nga po dalin disa incizime
dhe përgjime kompremetuese nga brenda zyreve të FSHI-së! Mos po i përhapë vetë
“dekretxhiu”, ë?!
Lavdërimi i Shaqir Fetait gjithnjë duhet të pranohet me rezervë dhe duhet të kuptohet si thikë pas
shpine, si hyrje në një veprim shumë të rrezikshëm për vetë të lavdëruarin!
Një javë para se t’ia ngulte thikën “babait të vet shpirtëror”, reisit të tij, H. Sulejman ef.
Rexhepit, para asaj tradhëtie dhe komploti fatal, publikisht e lavdëroi me fjalë që dolën se ishin
nga “opusi i oratorisë” së hipokritit të pakonkurrrencë!
Edhe i lavdëruari i Shaqir Fetait, ky farë dekani Shaban Sulejmani, “omileniku” i LSDM-së për
“reis” pas “fitores spektakulare të LSDM-së në zgjedhjet lokale” (bilibic!), e lavdëroi atë që kot e
kot ia dha shansin të vetëkënaqet me titullin Dekan, H. Sulejman ef. Rexhepin! Edhe ky pastaj
do të rreshtohet pas shejtanit. Dhe tash, kanë ngelur që ta “fërkojnë” njëri tjetrin me lavdërata e
me “vendime” që mbajnë erën e shpërblimit për bashkëudhëtim me shejtanin në aventurën që
nuk mund të zgjasë më shumë se një ëndërr!