Modelja e njohur kosovare, Vildane Zeneli, po i shijon ditët e nxehta të verës në një nga destinacionet më luksoze të Europës – Liqenin e famshëm të Comos në Itali. Me një paraqitje plot stil dhe sensualitet, Vildanja ka ndezur rrjetet sociale me imazhet e fundit të publikuara për ndjekësit e saj.
E njohur për karrierën e suksesshme në botën e modës në Miami të SHBA-së, bukuroshja kosovare ka vendosur të rikthehet për pak kohë në Europë, duke zgjedhur si destinacion një prej perlave të Italisë veriore. Dhe sigurisht, nuk ka munguar që ky rikthim të shoqërohet me poza provokuese që e vënë në pah linjat e saj perfekte.


Në fotografitë e fundit, Vildane Zeneli shihet e veshur me një bikini minimaliste, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës. Pamjet nga pushimet luksoze në Como kanë tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave, të cilët e kanë komplimentuar për sharmin dhe guximin e saj për të eksperimentuar me stilin.
Por Vildanja nuk është ndalur vetëm te fotot provokuese – ajo ka ndarë me publikun edhe copëza nga jeta e saj luksoze, duke treguar momente të relaksit në jaht, shëtitje buzë liqenit dhe atmosferën magjepsëse të Comos, një destinacion i preferuar për yjet e showbiz-it ndërkombëtar.





Të tjera
Aktuale
Aksident i rëndë në Bresje
Një aksident i rëndë trafiku ka
Lajme
Muja miraton dy vendime të rëndësishme që lidhen me sektorin e qumështit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë
Lajme
Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore
Qeveria në detyrë e Republikës së