Në fshatin Mojstir në Istog, uji ka hyrë brenda shtëpisë së një familjeje, pas të reshurave të dendura që e përcollën natën.
Radio West, ka publikuar pamje nga brenda një shtëpie në Mojstir, ku vërehet se një sasi jo e vogël e ujit i ka hyrë brenda atij objekti.
Për shkak të reshjeve të shiut në disa komuna të Kosovës raportohet për vërshime dhe vështirësi në qarkullim.