Putin ulur mbi një tank. I gjithë me bojë të kuqe. Kjo është skulptura që kanë gjetur njerëzit papritur në parkun më të madh të New York, në Central Park, transmeton Botapress.info
Disa fëmijë i janë afruar dhe kanë luajtur me të. Të tjerë i kanë drejtuar pistoletën prej lodre, të vetëdijshëm se cili është.
Vepra është punë e James Colomina. Ai njihet për vendosjen e statujave të tij të kuqe në zona të ndryshme pa njoftim paraprak.
“Kjo skulpturë synon të denoncojë absurditetin e luftës dhe të nxjerrë në pah guximin e fëmijëve kur përballen me situata të dhunshme, katastrofike të shkaktuara nga të tjerët”, shkroi artisti i rrugës në një postim në Instagram për statujën.