Policia në Shqipëri organizoi një operacion për të kapur Gjergj Mullallin i cili një ditë më parë vrau bashkëshorten dhe e hodhi në kanalin e ujërave të zeza.
Nga pamjet me dron shihet gjithë situata, ndërsa në përfundim autori i vrasjes, vrau dhe veten, shkruan Euronews Albania, transmeton Botapess.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori ka vrarë veten.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:
Zëmblak/Maliq
Pamje me dron gjatë operacionit të shkallës së lartë të vështirësisë për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes së bashkëshortes së tij shtetases L. M, 46 vjeçe, ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Zëmblak, Maliq.
Shtetasi Gj. M., 55 vjeç, pasi ka parë policinë, duke ju rrezikuar seriozisht jetën punonjësve të Policisë.
55-vjeçari në pamundësi për t’u larguar, pasi zona ishte e rrethuar nga punonjësit e Policisë dhe i është bërë thirrje e herëpashershme për t’u dorëzuar, ka hapur zjarr drejt punonjësve të policisë dhe në pamundësi për t’u larguar autori Gj. M., ka vrarë veten.