Lideri çeçen Ramzan Kadyrov dyshohet se ka marrë djalin e tij 14-vjeçar Adamin në Ukrainë, raportoi Daily Mail. Ata shpërndanë pamje dhe foto, duke pretenduar se Kadyrov e mori djalin e tij të mitur në qytetin ukrainas të Mariupol, transmeton Botapress.info
Për videon, e cila është marrë nga llogaria e Telegramit të quajtur Raporte Operacionale, dhe më pas është publikuar në rrjetet sociale, thuhet se është bërë në spitalin e Mariupolit.
Në një moment, një fëmijë i veshur me një uniformë ushtarake jeshile të errët shfaqet duke vizituar me të atin komandantin e plagosur rëndë Ruslan Geremeyev, i cili dyshohet se ka vrarë politikanin liberal rus Boris Nemtsov në vitin 2015.
Adami është një nga dymbëdhjetë fëmijët dhe Kadyrov raportohet të ketë thënë se donte që djali i tij të mësonte nga dora e parë për sukseset dhe nevojat e ushtarëve rusë. Kadyrov gjithashtu, shkruan Daily Mail, theksoi qartë se nuk ishte dakord me vendimin e Rusisë për të ulur presionin ushtarak ndaj Kievit.
Anonymous mohon përfshirjen e Kadyrovit në luftë
Anonymous gjithashtu postoi në Tëitter për Kadyrovin dhe “luftën” e tij në Ukrainë. Ata mohojnë përfshirjen e tij në luftë me një foto duke u falur pranë një pike karburanti.
“Udhëheqësi çeçen Kadyrov dëshiron dëshpërimisht që njerëzit të mendojnë se ai po lufton në Ukrainë. Së pari, ai gënjeu se ishte në Kiev sepse u pa në Çeçeni. Tani ai thotë se është në Mariupol dhe publikoi këtë foto, duke mos kuptuar që nuk ka pikë karburanti në Ukrainë të Rosneft”, shkruajnë ata.
Rosneft është kompani ruse e prodhimit të derivateve. /Botapress.info/