Disa sulme ndaj gazetarëve dhe disa vetura të kompanive mediatike janë vandalizuar sot nga protestuesit serbë në veri.
Vetura e mediumit Syri Vizion nga Gjakova është goditur nga një plumb. Gazeta ka siguruar pamjet e veturës, e cila është goditur nga plumbi në pjesën e prapme të saj.
Kryetari i Leposaviqit edhe pas 14 orëve ende brenda në objektin e komunës
Nga sulmi me armë ndaj këtij mediumi, nuk raportohet për lëndime në njerëz.
Përndryshe, gazetarë të shumtë kanë mbetur sot të ngujuar në objektin e Komunës së Zveçanit. Ata kanë arritur të largohen nga Zveçani vetëm pas tre orëve./Botapress.info/