Publicisti Veton Surroi, beson se nuk mund të injorohen marrëveshjet e vitit 2013, rrjedhimit të vitit 2015 për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nuk mund të themi i tejkaluam dhe hajde po hymë në një fazë të re”, – thotë Surroi në Debat Plus.
Edhe pse ka shpesh zëra se Kosova nuk është e obliguar ndaj kësaj marrëveshje sepse nuk është ratifikuar në Kuvendin e Serbisë, Surroi arguenton duke thënë se për këtë çështje ekzistojnë dy dimsnsione.
“Ekziston dimensioni juridik dhe politik. Nga aspekti juridik, kjo marrëveshje nuk është ndërkombëtare, sepse Gjykata Kushtetuese e Serbisë ka theksuar se kjo nuk është marrëveshje ndërkombëtare, prandaj Kuvendi i Serbisë nuk e ka ratifikuar. Kjo marrëveshje nuk është ndërkombëtare, sepse Kosova nuk mund të shkruaj marrëveshje me vetveten”, – tha Surroi.
Ai shton se edhe pse kjo marrëveshje n Kuvendi ynë e ka ratifikuar këtë marrëveshje edhe pse nuk e tejkalon filtrin e Konventës së Trktateve të Vjenës së vitit 1969, Kosova nuk mund të lirohet nga përgjegjësia politike.
“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë marrëveshje si ndërkombatare, rrjedhimisht e ka vensour në epërsi ligjore ndaj ligjeve të Kosovës, por kjo marrëveshje, po të kalonte filtrin e Konventës së Traktateve të Vjenës së vitit 1969, në pikën 26 nuk do ta kalonte këtë, sepse traktatët duhet të jenë ta marrin forcën e vetë ligjore. Kjo nuk e amniston Kosovën nga përgjegjësia politike, sespe Kuvendi i Kosovës ka ndërmarrë një veprim unilateral dhe ka krijuar obligimin e vetë”, – tha Surroi.
Ish-pjestari i Grupit Negociator të Vjenës mendon se duhet të shikohet i tërë kompleksi i obligimeve që kanë derivuar nga marrëveshka e vitit 2023 dhe me verdiktin e 2015-ës të Gjykatës Kushtetuese.
Surroi tha tutje se kjo marrëveshje është anti-kushtetuese, mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk duhet të merremi me të.
“Por fakti që është anti-kushtetues nuk do të thotë që nuk do të merremi me të, është i integruar thellë në procesin negociator, dhe kjo është një kauzë juridike dhe politike që ne duhet ta mbrojmë duke e ndërtuar një alternativë ndaj tyre”, – tha publicisti.