![](https://www.gazetaexpress.com/wp-content/uploads/2021/06/auto_ee1590139327-600x360.jpg)
Asnjëri nga kandidatët për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese nuk ka siguruar votat e mjaftueshme për të marrë këtë pozitë.
Në raundin e tretë të votimit, 49 deputetë kanë votuar për Vigan Qorrollin ndërsa 38 për kundërkandidatin e tij Haxhi Xhemajlin.
Nga tre kandidatë sa ishin, Vigan Qorrolli mori 50 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Dy kundërkandidatët e tij, Hilmi Jashari dhe Haxhi Xhemajli morën nga 18 vota.
Në raundin e dytë të votimit, Haxhi Xhemajli mori 44 ndërsa Hilmi Jashari 29 vota.