Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar punën e Kuvendit për 25 ditë, në kuadër të shqyrtimit të ankesës së Listës Serbe.
Në reagimin e saj, VV ka theksuar se ky vendim është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e një institucioni kyç të shtetit, siç është Kuvendi i Kosovës.
“Gjykata Kushtetuese që në krye të herës ka mbajtur anë duke marrë këtë vendim sot. Ndalimi i punës së 120 deputetëve është në kundërshtim të plotë me funksionalizimin e Kuvendit. Ky diktat i Gjykatës Kushtetuese, pse Lista Serbe nuk mori votat e mjaftueshme për të pasur një Nënkryetar, po çon në 112 ditë pritje të vendimeve të kësaj Gjykate”, thuhet në reagim.
VV vlerëson se në tekstin 15-faqësh të Gjykatës është marrë si bazë pretendimi i Listës Serbe se ka ekskluzivitet në propozimin dhe zgjedhjen e një nënkryetari të Kuvendit, gjë që sipas tyre nuk është e përcaktuar as në Kushtetutë dhe as në frymën e organizimit të shtetit të Kosovës.
“Kjo parti, dhe asnjë parti që ka vende të rezervuara në Kuvend, nuk duhet dhe nuk e ka të drejtën e vetos për konstituimin e Kuvendit të Kosovës”, thekson VV.



Të tjera
Lajme
Të shtëna me armë zjarri, lëndohet një person në Gjakovë
Një person është lënduar si pasojë
Aktuale
Aksident në Prizren, veturë godet këmbësorët në trotuar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot
Lajme
Aksident në Hajvali, përfshihen një kombi për fëmijë dhe disa motoristë
Një aksident trafiku ka ndodhur para