Ambasadori holandez, Robert Bosch ka folur për situatën e krijuar në Kosoë lidhur me certifikimin ose jo të Listës Serbe.
Ai në një prononcim për ‘Bota sot’ ka thënë se Lista Serbe fillimisht duhet të njoh shtetin e Kosovës, simbolet, dokumentet e flamujt. Mirëpo nëse ata deklarohen kundër shtet të Kosovës, nuk duhet të certifikohen.
“Unë nuk i di detajet, por SL duhet ta njohë Kosovën, që do të thotë e regjistruar zyrtarisht dhe duke përdorur gjithmonë simbolet e Kosovës, duke përfshirë dokumentet e shkurtra dhe flamujt. Nëse ata, që unë nuk e di, deklarohen kundër shtetit të Kosovës dhe nuk e njohin pavarësinë e tij, sigurisht që nuk duhet të certifikohen”, vlerëson ambasadori.
Sipas tij, në asnjë vend në botë nuk pranohet një parti që është kundër shtetit.
“Asnjë vend në botë nuk do të pranonte një parti që është hapur kundër shtetit. Përsëri nëse nëse… nëse është kështu, atëherë VV ka të drejtë”, thotë Bosch.



Të tjera
Aktuale
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe
Aktuale
Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?
Teksa kanë kaluar dy vjet që
Aktuale
Trump kërcënon nëse Irani s’bën marrëveshje: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo